Ish-konkurenti i "Për'puthen", Atdhe Xharavina fitoi një vëmendje të madhe nga emisioni i dashurisë dhe që nga ajo kohë është përfolur shpesh në media. Hera e fundit që emri i tij është lakuar, ka të bëjë me pjesëmarrjen e tij në emisionin më të ri “Kepi i Tundimit”.
Deri më tani janë zbuluar vetëm 3 pjesëmarrësit e parë, por mesa duket gjatë intervistës në ditëlindjen e Stresit për “Prive”, Atdheu na zbuloi edhe konkurentin e katërt.
I pyetur nëse thashethemet janë të vërteta dhe ai nuk do të mungojë në emisionin gjatë verës ish-konkurenti i Përputhen shprehet: Nuk besoj që doni ju me mungu unë.
Pasi konfirmoi më në fund praninë e tij në reality show-n e ri, Xharavina u ngacmua nëse do të bënte seks para kamerve. Atdheu tregoi se kjo mund të ndodhte vetëm për një arsyje.
“Se besoj, por nëse ndodh, ka për të ndodhur mbas gotës së pestë të alkoolit. Por unë s’pi alkool,”- u shpreh ish-konkurenti i Përputhen.