
Edhepse me jo shumë projekte muzikore, këngëtarja Luar Arani e cila jeton në Berlin ka dalluar për zërin e saj të veçantë dhe këngët që ajo nxjerr kanë rezultuar të suksesshme. Duetin e saj të parë ajo e ka bërë me kantautorin e njohur Flori Mumajes, teksa më vonë ka patur bashkëpunime dhe me këngëtarë të tjerë të njohur.
Së fundmi, Luar Arani ka ardhur në Shqipëri ku ka qenë e ftuar në emisionin "Why Not" dhe ka folur për tradhtinë, duke deklaruar se nuk do ta falte.
Kur u pyet nga moderatorja e emsionit nëse do t’a falte tradhtinë në këmbim të 5 mijë eurove, ajo u përgjigj me shaka se kaq para nuk i mjaftojnë as për të blerë facoleta për të qarë.
Biseda:
Roza Lati: Mua më kanë bërë nëj herë një farë oferte, do bëjëm kështu tha nëse të tradhtoj tash e kam gjobën 5000-euro e lart
Luar: Do marrësh ti 5000-euro po të tradhtoi?
Roza Lati: 5000-euro e lart, do e pranoje?
Luar: Po çfarë më duhen 5000-euro mua, s’më del, vetëm facoletat s’më dalin për 5000 euro. Paska qenë dorështrënguar ky.
Ndër të tjera ajo ka treguar se si ishin fillimet e saj në Gjermani, ndërkohë që është shprehur se me Shqipërinë nuk krahasohet asnjë vend.
“Ja atje në Gjermaninë e ftohtë, nuk e di as vet si arrita të nxihesha pak me udhëtime. Kam qenë 13 vite në Berlin. Në fillim kur ika kisha frikë njerëzit, por kur arrita ishin shumë të qetë, të ndihmonin goxha. Nuk ka si Shqipëria.”– tha ajo.