18 vite më pas rrëfehet vëllai i Anita Bitrit: Si qëndron e vërteta e vdekjes

23 February 2022, 09:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX


18 vite më pas rrëfehet vëllai i Anita Bitrit: Si qëndron e

18 vite më parë, një nga këngëtaret më të mira të muzikës shqiptare, Anita Bitri ndërroi jetë bashkë me vajzën dhe të ëmën në SHBA.

Vëllai i këngëtares, Arben Bitri ka dhënë një intervistë për mediat në Shqipëri ekskluzive, ku ka folur për motrën e tij dhe gjithçka rreth saj.

Arbeni ka treguar si qëndron e vërteta e vdekjes së artistes, çfarë ndodhi realisht dhe të gjitha konspiracionet që u aluduan.

“Ishte e rëndë, kur tre krijesat më të dashura të familjes ikin nga ky rruzull dhe bëhen engjëj. Isha në Itali në Modena dhe nuk e besoja. Të nesërmen pas shumë përpjekjesh e morëm vesh lajmin dhe ikëm në Amerikë. Do të kujtoj atë pritjen madhështore që i bën artistët si Frederik Ndoci. Që bën gjithë atë përcjellje dhe ndihmuan për të dërguar trupat në Shqipëri.

Nuk ka asnjë lloj konsipiracioni, ishte një tragjedi. Prandaj u vendos edhe ligji për monoksidi i karbonit. Shtëpia e Anitës nuk e kishte këtë prandaj ndodhi. Zoti Blumber, mbas tragjedisë Bitri vendosi menjëherë ligjin për monoksidin e karbonit. Të gjitha konspiracionet erdhën nga Vlora. Unë jam marr me këtë çështje tre vjet. Ishte injoranca që solli këtë tragjedi.

Sipas konkluzioneve të drejtësisë amerikane, vdekja ka ardhur nga bllokimi i paqëllimshëm i tubit të shkarkimit të monoksidit të karbonit, të bojlerit gjatë ndërtimit të ballkonit në krahun anësor të shtëpisë. Tragjedia ka ardhur si pasojë e neglizhencës dhe e injorancës teknike nga ana e punëtorëve që po kryenin punime ndërtuese te shtëpia e Anita Bitrit. 

18 vite më pas rrëfehet vëllai i Anita Bitrit: Si qëndron e

 


Video