Triksa dhe Donaldi në krizë? Alban Ramosaj i bën “unfollow” aktorit

22 February 2022, 12:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Triksa dhe Donaldi në krizë? Alban Ramosaj i bën

Lidhja mes Beatrix dhe Donaldit duket se i ka lënë pas ditët e arta.

Çifti që u lidh plot bujë brenda shtëpisë së Big Brother, me gjasa po kalon një krizë, nëse nuk i kanë dhënë fund përfundimisht. Faktet janë ato që flasin rreth kësaj marrëdhënie kaq të përfolur.

Ajo që u duk si një dashurie e madhe menjëherë u zbeh, kur Donaldi doli nga Big Brother. Mbrëmjen e djeshme çifti nuk u pa asnjë moment në shoqërinë e njëri-tjetrit. 

Madje aktori u shfaq i lumtur teksa në skenë këndonte këngën e dedikuar Borës. Në anën tjetër Trixa nuk dukej askund, as përkrah tij, as përkrah ish-banorëve të tjerë. Duket se raporti mes tyre po kalon ditë të vështira.

Triksa dhe Donaldi në krizë? Alban Ramosaj i bën

Një tjetër tregues për këtë është edhe fakti se tashmë, Albani, vëllai i këngëtares nuk e ndjek Donaldin në Instagram. Kujtojmë se Alban Ramosaj ishte një ndër personat që e mbështeti motrën e tij në këtë lidhje. Pas lidhjes së tyre, ai nisi ta ndiqte në Instagram aktorin dhe duket se fakti që tashmë e ka fshirë flet shumë për lidhjen e tyre.

Ai edhe në takimin që pati me të motrën i dha gjithë mbështetjen e tij, duke e këshilluar të ndjekë zemrën. Teksa Trixa ishte në lojë, jashtë ai konfirmoi se e miratonte lidhjen me Donaldin.

“Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del.

 

 


Video