Beatriks reagon në rrjete sociale, konfirmohet ndarja me Donaldin?

22 February 2022, 14:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Beatriks reagon në rrjete sociale, konfirmohet ndarja me Donaldin?

Beatrix ka reaguar sot në rrjetet sociale duke pohuar se është ndarë nga Donaldi.

Mbrëmjen e djeshme u raportua se Donaldi dhe Beatrix i kanë dhënë fund lidhjes. Kjo pasi ata nuk patën asnjë komunikim gjatë festës së “Big Brother VIP”, ku shkruan veçmas dhe qëndruan veçmas.

Këngëtarja postoi fillimisht një foto ku shkruante : “Mirëmëngjes o yje. Si fjetët?” më pas postoi një status ku shkroi “No fake story” ku i ka vënë kryq të kuq fjalës “No” dhe shton: “E rregullova”. Me këtë nënkupton se historia e tyre ka qenë false.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në ‘Big Brother VIP’ Donaldi i stampoi një bluzë ku shkruante “No fake stories” krah fotos së tyre. Po ashtu, fansat i kanë dërguar atyre një parashutë me këtë shkrim.

Ndërkohë, ajo po ashtu ka hequr Donaldin nga Instagrami dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe vëllai i saj Albani. Ky i fundit dhe nëna e Beatrix postuan sot në Instastory një status ku shkruhej: “Mirëmëngjes vetëm Beatrix”.

Ndërkohë deri tani nuk ka ende asnjë reagim nga Donaldi.

Beatriks reagon në rrjete sociale, konfirmohet ndarja me Donaldin?Beatriks reagon në rrjete sociale, konfirmohet ndarja me Donaldin?

 

 



Video