Kush janë tre futbollistë që spikatën më shumë te Shqipëria në Nations League?

16 Nëntor 2026, 18:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kush janë tre futbollistë që spikatën më shumë te

Kristjan Asllani, Elseid Hysaj dhe Rey Manaj janë tre futbollistët që spikasin me paraqitjet e tyre në këtë edicion të UEFA Nations League. Sipas vlerësimeve të platformës “Sofascore”, ata kanë marrë notat më të larta në radhët e Kombëtares shqiptare.

Kuqezinjtë e mbyllën aventurën në Grupin C1 me një fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë, falë golave të Manajt dhe Hysajt. Shqipëria e përfundoi fazën me 15 pikë, të grumbulluara nga pesë fitore dhe një humbje në gjashtë takime, duke siguruar vendin e parë dhe ngjitjen në Ligën B.

Në renditjen individuale të “Sofascore”, Asllani kryeson me notën 7.93. Pas mesfushorit kuqezi pozicionohet Hysaj me 7.74, ndërsa Manaj plotëson treshen me vlerësimin 7.37.

Sa u përket golave, Manaj është realizuesi më i mirë i Shqipërisë në këtë edicion me katër rrjeta. Asllani e ndjek me tre gola, ndërsa Muçi ka shënuar dy. Nga një gol kanë realizuar Hysaj, Anis Mehmeti dhe Myrto Uzuni.

Hysaj dhe Manaj ndajnë gjithashtu vendin e parë në listën e asistuesve, me nga dy pasime vendimtare secili. Pas tyre vjen Asllani, me një asist.

 


Video