Një zyrtar rus ka thënë se lufta në Ukrainë do të mbarojë së shpejti, shkruan la Republica.
Operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë do të përfundojë së shpejti, ne nuk do ta zgjasim atë, ka thënë nënkryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Këshillit të Rusisë Andrei Klimov, sipas fjalëve të cituara nga agjencia e lajmeve Ateo Breaking.
Gjatë 24 orëve të fundit në luftën Rusi-Ukrainë anija luftarake ruse Detit të Zi, Moskva, është fundosur në det pasi një zjarr në bordin e saj detyroi ekuipazhin të evakuohej. Ukraina thotë se ka sulmuar anijen, ndërsa Rusia pretendon se municionet në bord janë hedhur në erë.
Mbytja e anijes shihet si një goditje masive për marinën ruse.
Luftimet vazhdojnë në lindje të Ukrainës, në ditën e 51-të të luftës. Shpërthime janë raportuar edhe në Kiev, si dhe në qytetin Kherson
Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia do të zhvendosë drejtimin e eksporteve të saj të naftës dhe gazit në Azi. Ai paralajmëroi se vendet evropiane po destabilizojnë tregun duke u larguar nga gazi dhe nafta ruse.