Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Nenad Rashiç i pakicës serbe zgjidhet nënkryetar

10 Tetor 2025, 12:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nenad Rashiç

Pas dështimit për t’u zgjedhur 9 kandidatë të propozuar nga Lista Serbe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka propozuar që të hidhet në votim edhe deputeti i dhjetë dhe i fundit serb, Nenad Rashiç, për pozitën e nënkryetarit.

Dhe ishte pikërisht Nenad Rashiç ai që u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Rashiç mori 71 vota pro, të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, 9 deputetët e Listës Serbe votuan kundër, ndërsa 24 vota abstenim, kryesisht nga deputetët e PDK dhe AAK.

Tashmë, Kuvendi i Kosovës konsiderohet i konstituuar.


Video