Rusët zbulojnë kushtet që duhet të plotësojë Ukraina që të ndalet pushtimi

7 March 2022, 14:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusët zbulojnë kushtet që duhet të plotësojë
Vladimir Putin

Moska ka vendosur disa kushte ndaj Ukrainës , duke theksuar se nëse plotësohen këto kushte atëherë mund të ndalen edhe sulmet ruse në Ukrainë.

Ka qenë zëdhënësi i Kremlinit i cili ka thënë për Reuters se Rusia ka bërë të qartë se ishte e gatshme të pezullonte ato të cilat i quan operacion ushtarak në Ukrainë, nëse Kievi plotëson kushtet.

Rusia po i kërkon Ukrainës të pezullojë menjëherë veprimet ushtarake, të ndryshojë Kushtetutën e saj përfshirë neutralitetin, të njohë Krimenë si territor rus dhe të njohë pavarësinë e rajoneve Donetsk dhe Lunansk.

Sipas Peshkov, Ukraina është e njohur me këto kushte dhe nëse i plotëson kjo mund të ndalet në një minutë.


Video