Trump nuk zhgënjen edhe në kohë lufte: Bombardojmë Rusinë, por i maskojmë avionët me flamuj kinezë

7 March 2022, 10:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Trump nuk zhgënjen edhe në kohë lufte: Bombardojmë

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë një sugjerim për amerikanët sesi të sulmojnë Rusinë. Sipas tij ata duhet mbulojë avionët luftarakë me flamuj kinezë dhe të sulmojë Rusinë, duke thënë se kjo do t’i shtyjë rusët dhe kinezët të luftojnë njëri-tjetrin.

Duke iu drejtuar donatorëve kryesorë të Komitetit Kombëtar Republikan mbrëmë në New Orleans, Trump iu referua sërish luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai tha se do të ishte mirë që SHBA-ja të maskonte avionët luftarakë F-22 me flamuj kinezë dhe të bombardonte Rusinë, sipas një regjistrimi audio të publikuar nga gazetari i Washington Post, Josh Dawsey.

“Dhe pastaj ne themi, Kina e bëri atë, ne jo. Pastaj ata fillojnë të debatojnë me njëri-tjetrin dhe ne ulemi e shikojmë”, shtoi Trump.

“Nën Bush, Rusia pushtoi Gjeorgjinë. Nën Obamën, Rusia pushtoi Krimenë dhe nën Biden, Rusia pushtoi Ukrainën. Unë mbeta i vetmi president i SHBA-së në shekullin XXI që Rusia nuk sulmoi askënd”, përfundoi ai.

Trump më parë ka lavdëruar Vladimir Putinin, duke e quajtur atë një gjeni, gjë e cila shkaktoi reagime të ashpra.


Video