Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller kërkon nga Serbia të hetjë dhe zbardhë plotësisht vrasjen e tre vëllezërve kosovarë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi.
Përmes një mesazhi në 27 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, zëdhënësi i DASH Matthew Miller, thotë se Serbia duhet të zbulojë autorët dhe ata që e mbuluan këtë krm brutal.
“24 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u ekzekutuan në paraburgimin e policisë serbe. Sërish i bëjmë thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht këtë rast dhe të kërkojë llogari nga ata që e kanë kryer dhe kanë mbuluar këtë akt brutal. Ne do të vazhdojmë këtë thirrje deri në vendosjen e drejtësisë”, shkruan Miller në Twitter.
24 years ago, U.S. citizens Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi were executed in Serbian police custody. We again call on Serbia to fully investigate this case and hold accountable those who committed and covered up this brutal act. We will continue that call until justice is served.
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) July 7, 2023
Vëllezërit shqiptaro-amerikanë Bytyqi i ishin bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Menjëherë pas përfundimit të luftës, ata u arrestuan nga policia serbe, dhe u dërguan në paraburgim ku edhe u ekzekutuan.
Trupat e tyre u zbuluan në vitin 2001 në një varr masiv me 70 shqiptarë. Nga autopsia rezultoi se ata ishin me duar të lidhura dhe me plagë nga armët e zjarrit në kokë.