Macron paralajmëron bllokimin e rrjeteve sociale në Francë, thotë se aty organizohen protestat e dhunshme

6 July 2023, 20:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Macron paralajmëron bllokimin e rrjeteve sociale në Francë,
Presidenti i Francës Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron po përballet me kritika të ashpra pasi ka paralajmëruar kufizimin e rrjeteve sociale në Francë.

Sipas Macron, rrjetet sociale janë përdorur si mjete për të nxitur dhunë dhe trazirat gjatë protestave që shpërthyen pas vrasjes së një adoleshenti algjerian nga policia.

Zyrtarët e Elysée dhe ministrat e qeverisë kanë këmbëngulur se Macron nuk po vendos për një ndërprerje të përhershme të mediave sociale por një pezullim të përkohshëm deri të përfundimin e protestave dhe trazirave në disa qytete të Francës.

“Ne duhet të mendojmë se si i përdorin të rinjtë rrjetet sociale, në familje, në shkollë. Për këto duhet të ketë ndalime... dhe kur gjërat të dalin jashtë kontrollit, ne do na duhet duhet t’i rregullojmë ose t’i ndërpresim ato”, tha Macron në një takim me disa kryebashkiakë.

Qëndrimi i presidentit francez vjen menjëherë pasi ministrat fajësuan të rinjtë që përdorin mediat sociale si “Snapchat” dhe “TikTok” se organizonin dhe inkurajonin protestat e dhunshme në Francë.


Video