Autoritetet amerikane kanë zbuluar një tunel 531 metra të gjatë, që përdorej për transportin e drogërave të forta.
Tuneli është i pajisur me shina të hekurudhës, elektricitet dhe sistem ventilimi dhe të çon nga Tijuana në Meksikë deri te një depo në San Diego të SHBA-së. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së për Qarkun e Kalifornisë ka thënë se tuneli ishte i thellë 18 metra.
Policia amerikane e ka zbuluar tunelin gjatë kontrollit të një depoje, teksa ka arrestuar gjashtë persona nën akuzat për trafik të lëndëve narkotike. Të prangosurit janë të moshës 31 deri 55 vjet, dhe mund të përballen me burgim të përjetshëm dhe një gjobë deri në 1 milion dollar. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 799 kg kokainë, 74 kg metamfetaminë dhe 1.5 kg heroinë.
Tuneli i fundit ishte zbuluar në Kaliforni në vitin 2020. Ishte 1313 metra i gjatë. Që nga viti 1993, 90 tunele të tilla janë zbuluar.