
Babis Anagnostopoulos, i cili i mori jetën bashkëshortes së tij dhe më pas inskenoi një grabitje të dhunshme, u dënua dje me burgim të përjetshëm.
Tashmë prindërit e 20-vjeçares britanike janë shprehur se 27-vjeçari nuk do ta shohë më vajzën e tij Lydia.
Babai i Caroline Crouch, David tha se 34-vjeçari me shumë mundësi do të bëhet një “njeri i humbur” i mbyllur në një burg famëkeq, si ai i Korydallos.
“Kur ai ta përfundojë dënimin, që shumë njerëz mendojnë se nuk do t’i mbijetojë, do të jetë një njeri i ndryshuar, një njeri i thyer, shumë më i vjetër se mosha e tij e vërtetë. Tani që fati i tij është vendosur, Susan dhe unë mund të vazhdojmë. Kam ndërmend të ndryshoj mbiemrin e Lidias me atë të nënës së saj, në mënyrë që ajo të mos lidhet kurrë me këtë krijesë të urryer.”
“Do të sigurohem që ai kurrë të mos e shohë vajzën e tij ose të ketë ndonjë kontakt me të.”
Caroline Crouch, 19 vjeç, u vra majin e kaluar në vilën ku jetonte me Anagnostopoulos.