Zbulohet kush e vrau tifozin e AEK-ut në Greqi, autoritetet akuzuan edhe një shqiptar

9 November 2023, 21:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet kush e vrau tifozin e AEK-ut në Greqi, autoritetet akuzuan edhe
Zbulohet kush e vrau tifozin e AEK-ut në Greqi, autoritetet akuzuan edhe një shqiptar

Autoritet greke thonë se kanë arritur të zbulojnë autorin e vrasje së tifozit grek të AEK-ut pak muaj më parë gjatë përleshjes me tifozët e Dinamo Zagreb.

Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për 35-vjeçarin Aristidis Delios, një personazh i njohur për policinë greke, pasi dhe më hetët ishte arrestuar dhe kishte vuajtur dënimin për dhunë në përplasjet me tifozeritë “ultras”.

Ai është kapur në kamera gjatë momentit që i afrohet tifozit të AEK, Mihalis Katsuris dhe e prek me një send që besohet të jetë thikë.

Në pamjet nga kamerat e sigurisë të shqyrtuara nga hetuesit grekë, shihet një tifoz i AEK-ut duke vrapuar pranë Katsurisit dhe pa dashje bie në kontakt me të teksa tenton t'u shpëtojë huliganëve të Dinamo Zagrebit, shkruajnë portalet greke.

Analizat e ADN-së së thikës dhe të autorit të dyshuar kanë konfirmuar këtë. Kujtojmë se autoritetet greke, mes dhjetra të ndaluarve për vrasjen e tifozit kishin drejtuar gishtin edhe mbi një djalë shqiptar.


Video