Për herë të parë, një shqiptare gjyqtare në New York

9 November 2023, 20:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Për herë të parë, një shqiptare gjyqtare në New
Edit Shkreli

Për herë të parë, një shqiptare do jetë pjesë e Gjykatës së New York.

Edit Shkreli, e punësuar në Gjykatën Civile të Bronx, tani është gjykatësja e parë shqiptare në New York.

Shkreli ka lindur në Shkodër dhe emigroi në Amerikë me prindërit e saj kur ishte 13 vjeçe për t’i shpëtuar trazirave të Mars-it 1997. Babai i saj, Ing. Skënder Shkreli, ka drejtuar ndërtimin e rrugëve, urave, uzinave dhe hidrocentraleve kudo nëpër Shqipëri. Nëna e saj, Elida Shkreli, ka punuar ekonomiste e qarkullimit monetar në Bankën e Shtetit Shkodër, sot Banka Kombëtare Tregtare.

Në vitin 2011, Edita përfundoj studimet e avokaturës tek New York Law School duke u diplomuar juris doctor, cum laude. Pas pak muajsh, ka kaluar me herë të parë një nga provimet më të vështira të liçensimit, provimin e Shtetit të New York-ut (“bar exam”). Edita ka më shumë se tetë vite që punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains me çështje divorci, etj.

Ajo është pedagoge në New York Law School që në vitin 2019.

Për herë të parë, një shqiptare gjyqtare në New

Shkreli jep kontributin e saj si anëtare pranë Bronx Community Board si dhe anëtare e bordi-t të organizatave jofitimprurëse, Neighborhood Initiatives Development Inc. dhe Albanian-American Educators Association.


Video