Vuçiç kërkon mbështetje nga Macron për themelimin e Asociacionit

21 Qershor 2024, 21:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai serb Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku ka theksuar rëndësinë e vazhdimësisë në zgjidhjen e çështjeve në dialog me Kosovën.

Në një postim në Facebook, Vuçiç thotë se i ka kërkuar Macron-it një angazhim të fortë diplomatik për realizimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai e ka konsideruar këtë si bazë për paqe të qëndrueshme dhe garantimi i sigurisë për popullin serb.

“E ritheksova se kjo çështje duhet të vazhdojë të zërë një vend të lartë në agjendën e BE-së, me angazhim të fortë diplomatik që synon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si bazë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe garantimin e sigurisë për popullin serb”, ka shkruar Vuçiç.

Ai i ka bërë thirrje presidentit Macron që të qëndrojë pranë Serbisë “në rrugën e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.

Video