VIDEO: Si u sulmuan forcat e KFOR-it nga serbët në veri

29 May 2023, 22:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Si u sulmuan forcat e KFOR-it nga serbët në veri
Pamje nga dhuna ndaj ushtareve te KFOR

25 ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur në përleshjet që ndodhën në veri të Kosovës pasditen e së hënës. Protestuesit serbë sulmuan forcat shumëkombëshe me sende të forta.

Pas paralajmërimeve të vazhdueshme për t’u larguar, rreth orës 17:00 trupat e misionit të NATO-s ndërhynë për të shpërndarë protestuesit. Ata kontestuan thirrjet për t’u shpërndarë duke hedhur bomba shok dhe molotov dhe gjuajtën me gurë dhe shkopinj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Nga përplasjet pati 25 të lënduar nga njësitë e KFOR-it, ndërsa makina të policisë dhe të mediave u dogjën. Përplasjet nuk munguan as mes serbëve dhe Forcave Speciale të Policisë së Kosovës.

Në komunikatën e KFOR thuhet se “disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara”. Ata kanë marrë plagë me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse.

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme.

 

 


Video