Dhuna mes bandave është gjithmonë e në rritje në Brazil, pavarësisht përpjekeve të qeverisë për t’i ndalur ato.
Ditët e fundit u raportua se politikania republikane, Rayane Alves Porto, 25 vjeçe së bashku me motrën e saj Rithieley dhe të vëllain u rrëmbyen më 8 shtator nga bandat. Pas disa ditë kërkimesh intensive, dy motrat u gjetën të vdekura.
Ato ishin torturuar për ditë me radhë dhe nga dhuna e ushtruar kishin ndërruar jetë. Ndërsa vëllai i tyre dhe i dashuri i një prej vajzave u gjetën në gjendje të rëndë shëndetësore, ku i kishin prerë gishtat dhe veshin.
Dyshohet se arsyeja përse ato u torturuan, ishte një foto që ato kishin postuar në rrjetet sociale, e cila u interpretua si simboli i një bande rivale në Brazilia.
Ato u rrëmbyen teksa ndodheshin në në festë dhe bandat kërkuan një shpërblim prej 15 mijë dollarë nga familja e tyre.
Në videon e mëposhtme shihen dy motrat duke ecur së bashku me vëllain e tyre dhe të dashurin e një prej vajzave dhe anëtarët e bandave që i ndjekin nga pas, në momentin kur ata ecin në një rrugë pa kamera, disa persona i rrëmbejnë.
Rayane ishte kandidate për këshillin bashkiak në kuadër të partisë republikane, ndërsa motra e saj, 28-vjeçarja Rithiely, ishte një influencuese e njohur në rrjetet sociale me mijëra ndjekës.
Deri më tani janë arrestuar 10 persona në lidhje me këtë ngjarje të rëndë dhe policia është në kërkim të personave të tjerë që ishin bashkëpunëtor në këtë ngjarje të rëndë.