Facebook bllokon mediat ruse: Shpërndajnë propagandën e Moskës përmes taktikave mashtruese

17 Shtator 2024, 22:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Kompania Meta njoftoi se ndaloi mediat shtetërorë ruse të përdorin platformat e saj të mediave sociale, duke thënë se “ato përdorën taktika mashtruese për të përforcuar propagandën e Moskës”. Ky vendim është kritikuar nga Kremlini.

“Veprime të tilla selektive kundër medias ruse janë të papranueshme. Ne kemi një qëndrim jashtëzakonisht negativ ndaj kësaj,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë shtypi.

Duke e përshkruar vendimin si “një diskreditim të plotë të Metës”, Peskov tha se kjo ndërlikon perspektivat për normalizimin e lidhjeve të saj me kompaninë.

Meta, në pronësi të miliarderit Mark Zuckerberg, deklaroi të hënën se po ndalonte RT, Rossiya Segodnya dhe rrjete të tjera të mediave shtetërore ruse nga platformat e saj për “aktivitet të ndërhyrjes së huaj”.

Video