VIDEO / Shpërthim i fuqishëm në një pallat shumëkatësh në Paris

17 September 2024, 19:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Shpërthim i fuqishëm në një pallat
Pamje nga shpërthimi në Paris

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme në një pallat shumëkatësh në lagjen e 13-të të Parisit.

Sipas policisë, ngjarja i atribuohet shpërthimit të tubacioneve të gazit në çatinë e një pallati gjashtëkatësh. Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të forta zjarrfikëse, ndërsa për arsye sigurie janë pezulluar përkohësisht shërbimet e tramvajit dhe metrosë në zonën e Port d'Ivri.


Video