VIDEO/ Joe Biden e bën sërish, i “jep dorën ajrit”

15 July 2022, 22:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Joe Biden e bën sërish, i “jep dorën ajrit”
Momenti i ‘incidentit’

Presidenti amerikan Joe Biden është vënë sërish në qendër të vëmendjes.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka tentuar që t’i japë dorën “askujt”.

Kësaj radhe, “incidenti” ndodhi gjatë vizitës së tij në Izrael.

Në pamjet e transmetuara nga mediat ndërkombëtare shihet sesi Biden, pasi përfundon fjalën e mbajtur në konferencën për mediat me homologun izraelit Isaac Herzog, kthehet anash dhe drejton dorën për të takuar dikë, edhe pse pas tij nuk kishte asnjë njeri.

Në ndihmë i ka shkuar menjëherë homologu i tij, i cili e fton të ulen në dy karriget që janë bërë gati për të.


Video