Pamje të rënda/ Të veshur si 'policë', djali i ish-presidentit dhe tre shokët e tij vriten duke dalë nga disko (Video)

15 July 2022, 10:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje të rënda/ Të veshur si 'policë', djali i
Porfirio Lobo

Saidi Lobo, djali i ish-presidentit të Hondurasit Porfirio Lobo dhe tre miq të tij, janë ekzekutuar me gjakftohtësi teksa dilnin nga një diskotekë. Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë ekzekutimin nga persona të armatosur të maskuar.

Katër miqtë po largoheshin nga një diskotekë në kryeqytetin Tegucigalpa të enjten mbrëma, kur persona të armatosur ndaluan makinën e tyre, i detyruan të dilnin, i vendosën pas një muri dhe më pas i ekzekutuan me  gjakftohtësi.

Porfirio Lobo ka thënë për mediat vendase se djali i tij Saidi, 23 vjeç ka vdekur, ndërsa një tjetër nga djemtë e tij, Luis i cili ishte i pranishëm, por ka hipur në një makinë tjetër më parë dhe tashmë është i sigurt.

Kujtojmë se Porfirio Lobo, i cili sundoi Hondurasin nga 2010 deri në 2014 – ka një djalë tjetër, Fabio, i cili po vuan një dënim me burg në SHBA për trafik droge. Gruaja e ish-presidentit, Rosa Bonilla , është gjithashtu në burg në Tegucigalpa pasi u dënua për një çështje korrupsioni që u zbulua ndërsa ajo ishte ende zonja e parë.


Video