Pas dorëheqjes së Johnson dhe Draghit, ish-presidenti rus "ironizon": Kush e ka radhën?

15 July 2022, 10:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas dorëheqjes së Johnson dhe Draghit, ish-presidenti rus

Rusia ka nisur ironitë me Perëndimin pas situatës së krijuar në dy prej fuqive të mëdha në Britaninë e Madhe dhe në Itali ku dhanë dorëheqjen dy Kryeministra.

Rusia e sheh si sukses të vetin këtë në raport me bllokun kundër saj.

Një postim sarkastik i shpërndarë nga ish-presidenti rus Dmitri Medvedev në Telegram pas njoftimit të dorëheqjes së kryeministrit Mario Draghi ka ngjallur mjaft diskutime.

Njeriu i afërt i Vladimir Putinit dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurisë ruse postoi një imazh të kryeministrit britanik në largim Boris Johnson, i ndjekur nga një i Draghit dhe një kuti e tretë bosh me një pikëpyetje. Një referencë e qartë për pyetjen, kush do të jetë i radhës që do të bjerë.

Ditët e fundit Medvedev kishte reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit britanik duke shkruar sërish në Telegram: “Miqtë më të mirë të Ukrainës po largohen. Fitorja është në rrezik! E para ka ikur…”.

Qeveria italiane e Mario Draghit është rrëzuar. Kryeministri italian dha dorëheqjen pas krizës politike të krijuar nga largimi i ‘Lëvizja 5 Yje’. Kjo ngjarje erdhi pasi Draghi fitoi mocionin e mosbesimit. Dorëheqja është dorëzuar në tavolinën e Presidentit Sergio Mattarella që nuk e ka pranuar atë. Ai ka kërkuar që të paraqitet në parlament për një tjetër votëbesim ditën e mërkurë. Draghi këmbëngul se nuk do ta vazhdojë qeverinë pa Lëvizjen Pesë Yjet.

 Votëbesimi u zhvillua në Dhomën e Lartë të Parlamentit, në Senat. Lëvizja 5-Yje zbatoi vendimin e saj për të bojkotuar votimin, mocioni u miratua me 172 vota pro dhe 39 kundër. Vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Mocioni i besimit i marrë nga Draghi lidhet me votimin për paketën e ndihmës financiare prej 23 miliardë eurosh për familjet dhe bizneset. Conte akuzoi Draghin se nuk po bën mjaftueshëm për të trajtuar krizën ekonomike.


Video