VIDEO/ Ekzekutohet BOSI i mafias greke në Kanada, 2 autorët e qëllojnë në lokal! (Momenti kur klientët vrapojnë të tmerruar)

5 Tetor 2025, 14:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Bobby the Greek”

Një mafioz grek që drejtonte në Montreal të Kanadasë një organizatë kriminale, u ekzekutua me gjakftohtësi në kafenenë e zonës së Laval, duke tronditur komunitetin vendas.

Viktima është Charalambos Theologos, i njohur nga autoritetet edhe si “Bobby the Greek”, teksa pista kryesore mbetet larja e hesapeve të drogës dhe kontrolli i territorit.

Mediat kanë zbuluar edhe videon e ekzekutimit të 40-vjeçarit grek.

Dy burra të armatosur me kapuçë dhe bluza hynë në një kafene Starbucks dhe hapën zjarr ndaj viktimës (sekonda e 30 e videos).

Klientët ranë në dysheme për të shpëtuar veten, ndërsa kamerat e sigurisë regjistruan sulmin, me klientët që vraponin të tmerruar drejt daljes.

Theologos u plagos për vdekje dhe humbi jetën në pak sekonda, ndërsa dy persona të tjerë që ishin pranë tij u plagosën rëndë.


Video