DOSJA e SPAK/ Plani për të vrarë "MALOKUN", zbulohet biseda mes “Rrumit” dhe Elidon Avdylit: E kam lënë…

5 Tetor 2025, 13:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dosja për sagën e vrasjeve të Aleksandër Lahos ose siç njihet ndryshe “Rrumi” ka zbuluar bisedën me Elidon Avdylin për vrasjen e Edmir Bregut.

Aty tregohet se si “Rrumi” kishte planifikuar ta eliminonte, bisedë të cilën e ka zhvilluar me Elidon Avdylin në Sky ECC.

Në datën 25 shtator 2020, në orën 19:55, Elidon Avdyli ka filluar të bisedojë me Aleksandër Lahon në lidhje me arrestimin e Edmond Çekiqit për mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit.

Rrumi” dyshon se arrestimi i Edmond Çekiqit alias Çekes, është bërë me ndërhyrje nga rivalët, për ta larguar atë nga siç e quajnë në bisedë “loja e Durrësit”.

Në orën 20:24, Elidon Avdyli i ka shkruar Aleksandër Lahos se atë javë do të vriste Malokun.

Pjesë nga biseda: 

Elidon Avdyli: Ai çeki ma vejen keq që na iku. Se ja futa qunit atij. Sa mujsh menja. Shkun e kapën.

Aleksandër Laho: Se neve kemi ne lojë që unë para me i thonë që jemi po s’dijmë keq shokun. Duhet me i thanë që s’kemi dijeni. Ai po del avokatin shok mos e harro.

Elidon Avdyli: Po vllai o vllai. Po ku do avokatin qysh. Ka shkjon. Ato. 2-3 ditë e anej pa umar vesh. Na kallen ke politika përfundimisht. Kena marrë rrugën. Po.

Aleksandër Laho: Po tregojmë asaj fushat sonte.

Elidon Avdyli: Malokun këtë javë e kam lon me nate. Po shkoi mar o pik çubukr. Fare.

Aleksandër Laho: Ishalla shkon mbarë shok. Po marielin m’prap me alokun. O flasin ata.

Elidon Avdyli: Po e vlla malokun. O bërzerij killit. Po folin e villa liv kokallit e malokut me njeri tjetrin. Sëm info.

Aleksandër Laho: Po me marielin flasin.

Elidon Avdyli: Sedi. Jan karau lentit e di mirë. Kill anej qark.

Një ditë më vonë, më 26 shtator 2020, komunikimi vijon me një tjetër përdorues të Sky ECC, Astrit Balliun alias Avdyli.

Në një mesazh, Astriti e pyet Elidonin për një person që sapo ishte kapur me një pistoletë dhe dyshohej të ishte Edmond Çekiqi.

Ai paralajmëron:

Astriti: Duhet edhe ai miu se e kena kështu. Po të ik maloku në iherë. Veç kujdes me terezi se do dhon goditje.

Fragmentet e dosjes zbulojnë se bisedat janë mbajtur me shprehje lokale dhe kodime që duket se kishin për qëllim fshehjen e kuptimit të saktë.

Sidoqoftë, prokuroria po i analizon me kujdes si prova, duke përfshirë metadatat e kohës dhe përdoruesit, për të përcaktuar autenticitetin dhe kontekstin ligjor të komunikimeve.

Dosja “Rrumi” rikthen në vëmendje rrjetet e komunikimit të koduar dhe mënyrën se si përplasjet territoriale dhe konfliktet e brendshme mund të përkthehen në plane kriminale./tch


Video