Europa mobilizohet për Gazën, dhjetëra mijëra protestojnë në Barcelonë

4 October 2025, 20:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Europa mobilizohet për Gazën, dhjetëra mijëra
Protesta ne Barcelone

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në rrugët e Barcelonës, teksa Spanja, Italia dhe Portugalia janë mobilizuar në demonstrata masive kundër luftës izraelite në Gaza.

Protestat në qytetin e dytë më të madh të Spanjës e po ashtu në Madrid u thirrën disa javë më parë, ndërsa manifestimet në Romë dhe Lisbonë u organizuan mes zemërimit për ndalimin e flotës me ndihma humanitare për Gazën, e nisur nga Barcelona në përpjekjen për të thyer bllokadën ndaj territorit palestinez, shkruan A2.

Rreth 40 spanjollë, përfshirë një ish-kryebashkiak të Barcelonës, janë mes 450 aktivistëve që Izraeli largoi nga anijet dhe varkat me ndihma këtë javë. Protestuesit mbushën bulevardin qendror të Passeig de Gracia, me shumë prej tyre që mbanin pankarta me mesazhe si “Ndalni gjenocidin”, apo “Duart larg nga flotilia”.

Europa mobilizohet për Gazën, dhjetëra mijëra
Protesta ne Itali

Më shumë se 2 milionë njerëz iu bashkuan protestave të së premtes në Itali, teksa u mbajt edhe një ditë greve e përgjithshme për të mbështetur banorët e Gazës.

Spanja ka përjetuar një rritje të valës së mbështetjeve për Palestinën javët e fundit, ndërsa qeveria e majtë po intensifikon përpjekjet diplomatike kundër qeverisë së ekstremit të djathtë të Benjamin Netanyahut.

Europa mobilizohet për Gazën, dhjetëra mijëra
Protesta ne Barcelone

Protestat kundër pranisë së një ekipi çiklistësh izraelitë penguan në mënyrë të përsëritur garën spanjolle të Vueltas. Ndërkohë, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez e quajti gjenocid shkatërrimin e Gazës dhe kërkoi ndalimin e ekipeve nga Izraeli në eventet sportive ndërkombëtare. 

Ndërsa ka pak gjasa që protestat të ndikojnë në qëndrimin e qeverisë izraelite, manifestuesit po shpresojnë se ato do të inkurajojnë aksione të tjera të ngjashme, duke inkurajuar liderët europianë të ndjekin linjë më të ashpër ndaj Izraelit. 



Video