Vetëvrasja e Halilit, reagon Policia: I kërkuam të dorëzohej, por nuk pranoi

2 December 2022, 16:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vetëvrasja e Halilit, reagon Policia: I kërkuam të

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me vetëvrasjen e Sokol Halilit, i cili dy ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri në oborrin e maternitetit ish-bashkëshorten e tij, Hamide Magashi, një ditë para se ajo të lindte foshnjën e saj.

Policia thotë se ata kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore përfshirë masat e sigurisë si dhe ka aplikuar masat e negocimit me personin e dyshuar për t’i mundësuar atij dorëzimin. Por, pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, ai nuk është dorëzuar dhe me armën e zjarrit ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Njoftimi i Policisë:

Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur më datë 30 nëntor 2022, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet e saj hetimore dhe operative, në koordinim me Prokurorinë e shtetit, ka punuar intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e personit të dyshuar. Bazuar në hetimet intensive dhe veprimet operative-hetimore, sot më 02 dhjetor 2022, rreth ores 13:45 njësitet policore kanë arritur të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, Sokol Halili, viti i lindjes 1991, i cili gjendej në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes. Lidhur me rastin janë duke vazhduar veprimet e mëtejme nga njësitet relevante policore, përfshirë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, përderisa për procedura të mëtejme janë informuar Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës.


Video