Vendet e NATO-s shtojnë dërgesat ushtarake për Ukrainën

26 February 2022, 21:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vendet e NATO-s shtojnë dërgesat ushtarake për Ukrainën
Vendet e NATO-s shtojnë dërgesat ushtarake për Ukrainën

Tre anëtarë të NATO-s kanë njoftuar se do të dërgojnë përforcime për të ndihmuar Ukrainën në betejën e saj kundër Rusisë.

Holanda, Portugalia dhe Republika Çeke, do të dërgojnë përforcime për të ndihmuar Ukrainën.

Republika Çeke u zotua të shtunën të dërgojë një “dërgesë armësh në Ukrainë” me vlerë mbi 8.5 milionë dollarë në një “vend të zgjedhur nga ukrainasit”.

“Qeveria ka miratuar një dërgesë armësh në Ukrainë. Ne po dërgojmë mitralozë, automatikë, pushkë snajper dhe pistoleta dhe municionet e tyre përkatëse me vlerë 188 milionë CZK”, shkroi në Twitter kryeministri çek Petr Fiala . “Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën”, shtoi Fiala. Holanda gjithashtu tha të shtunën se do t’i siguronte Ukrainës më shumë fuqi zjarri.

"Holanda do t’i furnizojë Ukrainës 200 raketa anti-ajrore Stinger. Materiale të tjera mbrojtëse tashmë janë duke u nisur”, shkroi në Twitter këshilltari i kryeministrit për punët e jashtme dhe mbrojtjen, Geoffrey van Leeuëen  .

Kryeministri portugez Antonio Costa tha të premten se vendi do të dërgonte përforcime për t’u bashkuar me ushtarët ukrainas në terren për të ndihmuar në sigurimin e kufijve të tyre pasi kjo “është një luftë kundër lirisë së vetëvendosjes së një vendi demokratik dhe për këtë arsye është gjithashtu një luftë kundër demokracisë”.


Video