A do përjashtohet Rusia nga sistemi SWIFT? Volodymyr Zelensky jep lajmin

26 February 2022, 20:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

A do përjashtohet Rusia nga sistemi SWIFT? Volodymyr Zelensky jep lajmin

Volodymyr Zelensky, ka lënë të nënkuptohet se ka konsensus mes vendeve perëndimore për të intensifikuar kufizimet në SWIFT për Rusinë.

Në një deklaratë, lideri ukrainas tha se: “ne ndjejmë se Ukraina ka mbështetjen e të gjithë botës së qytetëruar. Rezultati praktik? SWIFT.” Ai e përshëndeti këtë si një “fitore të rëndësishme” dhe “do të thotë miliarda e miliarda humbje për Rusinë”.

“Është një çmim për një pushtim të poshtër në vendin tone”, tha Zelensky.

Më herët të shtunën, ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se “përgatitjet teknike” për ndalimin e Rusisë nga sistemi SWIFT kanë filluar.

“Vendimi zyrtar nuk është përpunuar ende, por përgatitjet teknike për marrjen dhe zbatimin e këtij vendimi kanë filluar”, tha Kuleba në një deklaratë të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ndalimi i Rusisë nga rrjeti i sigurisë së lartë SWIFT që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën do t’i shkurtonte bankat ruse nga sistemi financiar global. Lëvizja konsiderohet si “opsioni bërthamor” i sanksioneve, sepse ndërsa do të ishte shumë i dëmshëm për ekonominë ruse, do të dëmtonte edhe vendet e tjera.


Video