Vëllai i mbretit britanik lirohet vetëm disa orë pas arrestimit për dosjen "Epstein"

19 February 2026, 21:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vëllai i mbretit britanik lirohet vetëm disa orë pas arrestimit

Ish-princi Andrew është liruar vetëm disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen "Epstein".

Policia ka dhënë një përditësim lidhur me hetimin për veprën penale të “sjelljes së keqe në detyrën publike”, ndërsa Andrew u fotografua duke dalë nga një stacion policie pas arrestimit të tij.

“I arrestuari është liruar tashmë”, thuhet në njoftim.

Ish-princi britanik, Andrew Mountbatten Windsor u arrestua ditën e sotme nën dyshimin për shpërdorim detyre, në ditën e tij të lindjes, pasi sot mbushte 66-vjeç.

Andrew Mountbatten-Windsor është anëtari i parë anëtar i lartë i familjes mbretërore në historinë moderne që arrestohet.

Aksioni i policisë vjen pas publikimit të email-eve nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve, të cilat duket se tregojnë se ish-duka ka ndarë raporte nga vizita zyrtare në Hong Kong, Vietnam dhe Singapore.

Një email i datës nëntor 2010, duket se është përcjellë nga Mountbatten-Windsor vetëm pesë minuta pasi ishte dërguar nga këshilltari i tij i atëhershëm special, Amir Patel.

Një tjetër, në prag të Krishtlindjes 2010, duket se i dërgon Jeffrey Epstein një dokument konfidencial mbi mundësitë e investimit në rindërtimin e provincës Helmand Province, në Afghanistan.


Video