Ish-ambasadori: Komandantët e UÇK-së do të dënohen!

19 February 2026, 20:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-ambasadori: Komandantët e UÇK-së do të dënohen!

Ralf Gjoni dhe ish-ambasadori Roland Bimo folën për gjyqin ndaj ish-komandantëve të UÇK-së në Hagë.

Të pyetur nga gazetari Roland Qafoku nëse do të dënohen me burg Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ata thanë:

Ralf Gjoni: Unë mendoj që do të ketë presion në rritje dhe do shpallen të pafajshëm.

Roland Bimo: Do të dënohen. A do të jetë dënimi 6 muaj, një vit, një javë apo 5 vjet – do të dënohen. Kështu janë të gjitha gjasat. Nuk është puna te Hashim Thaçi, është për të dënuar UÇK-në, për të dënuar lëvizjet nacionalçlirimtare, sepse nesër mund të lindin të tjera nga këto lëvizje.

Ralf Gjoni: Edhe një dënim një javor do të ishte proserb dhe prorus. Do të ishte turp.

Roland Bimo: Rusëve nuk u hyn shumë në punë dënimi, sepse ata kanë një fabul të tërë të krijuar për Donbasin dhe Krimenë, bazuar në të njëjtat parime në të cilat është njohur pavarësia e Kosovës. Këtu kemi të bëjmë me interesa gjeopolitike dhe gjeostrategjike.

Ai që ka bërë ndërhyrjen e ka bërë në mënyrë të kamufluar, sa nuk e gjen dot kush është iniciatori. Ashtu siç nuk e dimë se kush e ka paguar Dick Marty-n. Ka të dhëna indirekte që mund të jenë shërbimet ruse ose serbe, por është e vështirë të gjesh gjurmë.


Video