Veteranët e UÇK-së falenderojnë Ramën për fjalimin që mbajti para Donald Trump në "Bordin e Paqes"

19 February 2026, 19:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Veteranët e UÇK-së falenderojnë Ramën për

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë falënderuar kryeministrin Edi Rama për fjalën e tij në Bordin e Paqes në Uashington, ku ngriti çështjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në një postim në rrjetet sociale, ata shkruajnë: “Faleminderit, Kryeministër z. Edi Rama”, duke shpërndarë videon e fjalës së tij.

Rama kritikoi Gjykatën e Posaçme në Hagë, duke e cilësuar si të dështuar në respektimin e standardeve demokratike të drejtësisë, dhe i kërkoi presidentit amerikan Donald Trump të ndërhyjë përpara shpalljes së vendimit që pritet së shpejti.


Video