
Nënkryetari i zyrës presidenciale ukrainase Kyrylo Tymoshenko tha se ministri i brendshëm ukrainas ishte rrugës për në një “pikë të nxehtë” lufte kur helikopteri i tij u rrëzua.
Ata po fluturonin në lartësi të ulët për të shmangur raketat ruse, por mjegulla e dendur vështirësoi fluturimin e tyre dhe fatkeqësisht shkaktoi dhe aksidentin tragjik.
Ndërkoh, sipas mediave vendase mësohet se fatkeqësisht numri i viktimave është në rritje pasi ka shkuar në 18, mes tyre tre fëmijë.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 helikopteri me të cilin po udhëtonte ministri i Brendshëm Ukrainas Denys Monastyrskyy, u rrëzua në qytetin e Brovary, jashtë Kievit, pranë një kopshti me fëmijë.
Sipas Ihor Klymenkos, shef i Policisë Kombëtare të Ukrainës, nëntë nga viktimat ishin në bordin e helikopterit.
Ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrsky, ishte një nga personat në bord të helikopterit. Zëvendësi i tij, Yevgeniy Yenin, dhe sekretari i shtetit, Yurii Lubkovych, gjithashtu humbën jetën në incident. Bëhet e ditur se janë edhe 29 persona të plagosur, mes tyre 15 fëmijë.
#Browary pic.twitter.com/n5cZFrUUkg
— Medan (@sumnjam) January 18, 2023