Ulërima dhe panik, pamjet e tmerrshme nga zjarri në resortin luksoz në Zvicër (VIDEO)

2 January 2026, 10:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ulërima dhe panik, pamjet e tmerrshme nga zjarri në resortin luksoz

Të paktën 40 persona humbën jetën dhe rreth 115 të tjerë u plagosën pas një zjarr që shpërtheu në një bar, në resortin zviceran të skive Crans-Montana. Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga momenti i tragjedisë.

Skena paniku dhe njerëz që tentonin të thyenin dritaret për të shpëtuar. Dëshmitarët kanë thënë se kanë përjetuar një nga momentet më të tmerrshme, trupa të djegur e njerëz që vraponin për të dalë jashtë.

Një natë më parë qindra njerëz u mblodhën për të bërë homazhe për viktima.

Ndërkohë presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Pamelin tha se në Pallatin Federal Zvicera, flamujt do të jenë në gjysmë shtizë për pesë ditë.

 


Video