
Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar imazhe që tregojnë atë që thotë se është ekuipazhi i anijes luftarake Moskva, për të rrëzuar deklaratat e Ukrainës, që thotë se askush prej ekuipazhit nuk u shpëtua pas mbytjes së anijes, e konsideruar si ‘flamuri’ i flotës ruse.
Një grup i madh marinarësh shihet në paradë në qytetin e Sevastopolit, në Krime, teksa takohen nga Komandanti i Përgjithshëm i Marinës Admirali Nikolay Yevmenov.
“Moskva” ishte flamuri i Flotës ruse në Detin e Zi. Shkatërrimi i anijes është përshkruar si një goditje e madhe për moralin rus.
Ministria njoftoi vonë të enjten se Moskva ishte mbytur si pasojë e stuhive dhe pas një zjarri të shkaktuar nga shpërthimi i municioneve. Ukraina tha se e kishte fundosur anijen me dy raketa Neptun.
Rusia tha në atë kohë se ekuipazhi ishte dërguar në Sevastopol, një port i madh i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014. Megjithatë, kjo është hera e parë që ofrohet ndonjë provë për mbijetesën e ndonjë marinari.
Video tregon Admiralin Yevmenov dhe dy oficerë të tjerë duke qëndruar në një terren parakalimi përpara rreth 100 marinarëve.
Nuk dihet se kur është zhvilluar takimi për të përcaktuar nëse videoja është realizuar para, apo pas fundosjes së “Moskvas”.