Frikë nga sanksionet, kamionët rusë po ja mbathin nga BE

17 April 2022, 15:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Frikë nga sanksionet, kamionët rusë po ja mbathin nga BE

Një radhë e gjatë kamionësh është krijuar në kufirin Poloni-Bjellorusi, ndërsa shoferët rusë dhe bjellorusë po përpiqen që të lënë hapësirën e Bashkimit Europian pas vendimit për zgjerim të sanksioneve.

Sanksionet hyjnë në fuqi duken filluar nga mesnata e së shtunës duke gdhirë e diel.

Radha me autokolonën me kamionë shkoi deri në 80 kilometra në kufirin mes dy vendeve, ndërsa shumë drejtues presin prej rreth dy ditësh që të kalojnë doganën dhe procedurat e kontrollit.

BE-ja ka ndaluar kamionët nga Rusia dhe Bjellorusia, përveç atyre që transportojnë ilaçe, kamionët e postës ose produkte nafte.


Video