Një çift turistësh holandezë harruan plot 15 mijë euro në një furrë buke në Itali në zonën e Leone Di Taggia.
Siç raportojnë mediat italiane, ata blenë bukë dhe ëmbëlsira e më pas u larguan, por harruan çantën e shpinës, brenda së cilës ishte një celular, portofoli dhe një zarf me 15 mijë euro.
Pronarët e furrës së bukës, përmes celularit që gjetën brenda çantës, kuptuan se telefoni i përkiste zonjës, ndërsa aty identifikuan edhe numrin e bashkëshortit të saj të cilin e telefonuan për t’i kthyer paratë.
Çifti holandez u paraqit dhe mori mbrapsht çantën e harruar. Ata falenderuan publikisht pronarët e furrës së bukës.
Sipas mediave italiane, 15 mijë euro, turistëve holandezë u duhej pasi do të paguanin për rinovimin e shtëpisë që kishin blerë së fundmi në atë zonë.