Trupat izraelite hyjnë brenda spitalit “Shifa” në Gaza, thonë se kanë gjetur shenja të Hamas (VIDEO)

15 November 2023, 20:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trupat izraelite hyjnë brenda spitalit “Shifa” në Gaza,
Armatime dhe municione brenda një spitali në Gaza

Forcat Izraelite kanë hyrë sot në një prej spitaleve më të mëdha të Gazës, atë të “Shifa”-s.

Sipas pamjeve filmike të publikuara nga llogaria zyrtare e forcave izraelite, pretendohet se brenda spitalit janë gjetur shenja të militantëve të Hamas.

Një ushtar izraelit dëgjohet teksa komenton pamjet për kamerën. Ai thotë se në ambientet e brendshme të spitalit ishin shkatërruar kamerat e sigurisë, ndërsa armatime karikatorë dhe pajisje të tjera të militantëve të Hamasit janë gjetur brenda.

Izraeli ka goditur disa spitale në Gaza, me pretendimin se ndërtesat përdoren si mburoja nga terroristët e Hamas.

Kjo ka shkaktuar që më tepër se gjysma e spitaleve të jenë plotësisht jashtë funksionit, ndërsa pjesa tjetër e ka thuajse të pamundur të përballojë fluksin e madh të viktimave të luftës.


Video