Gjykata rrëzoi planin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda, Sunak: Nuk ndalemi, sot bëjmë marrëveshjen e re

15 November 2023, 16:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata rrëzoi planin për dërgimin e emigrantëve në
Rishi Sunak

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për rrëzimin e marrëveshjes për dërgimin e emigrantëve ilegalë në Ruanda.

Sunak thotë se qeveria e tij ka gati tashmë një marrëveshje të re me Ruandën, e cila do të finalizohet brenda ditës së sotme.

“Angazhimi im për të ndaluar varkat është i palëkundur. Qeveria ka punuar për një traktat të ri me Ruandën dhe ne do ta finalizojmë atë në dritën e gjykimit të sotëm. Nëse është e nevojshme, jam i përgatitur të rishikoj kuadrin tonë ligjor vendas”, shkruan Sunak në rrjetet sociale.

Gjyqtarët e gjykatës në Britani mbështetën njëzëri vendimin e Gjykatës së Apelit se politika ishte e paligjshme. Në janar, aktivistët dhe azilkërkuesit fituan një sfidë ligjore ndaj planit për dërgimin e emigrantëve në Ruanda pasi Gjykata e Apelit vendosi se plani i dëbimit ishte i paligjshëm.


Video