Trump vlerëson Erdoganin në kulmin e protestave: Është lider i madh

26 March 2025, 19:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump vlerëson Erdoganin në kulmin e protestave: Është lider
Donald Trump dhe Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti amerikan Donald Trump e ka përshkruar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan si një udhëheqës “të mirë”. 

Trump e bëri këtë koment gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me ambasadorët e sapoemëruar, duke përfshirë Tom Barrack, të emëruarin e tij për ambasador të SHBA-ve në Turqi.

“Si një nga qytetërimet më të vjetra në botë, kombi pritës kërkon vizionin tuaj për paqen, prosperitetin dhe sigurinë,” i tha ambasadori Barrack – presidentit amerikan.

Donald Trump u përgjigj: “Është një vend i mirë dhe udhëheqësi i tij është gjithashtu i mirë.” 

Vlerësimet erdhën në mes të protestave më të mëdha antiqeveritare të Turqisë në më shumë se një dekadë, të shkaktuara nga arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu.


Video