Trump: Do nënshkruaj urdhrin ekzekutiv për t’i dhënë fund pipave prej letre, nuk funksionojnë!

7 February 2025, 17:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump: Do nënshkruaj urdhrin ekzekutiv për t’i dhënë
Donald Trump / Pipa prej letre

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se do të nëshkruajë një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund politikave të Joe Biden për përdorimin e pipave (kallamave) prej letre.

Kjo nismë në të kaluarën ka patur për qëllim uljen e përdorimit të plastikës, duke zvogëluar edhe në ndotjen e ambientit.

Trump, megjithatë thotë se pipat prej letre “nuk funksionojnë” teksa bën thirrje për t’u rikthyer te plastika.

“Unë do të nënshkruaj një Urdhër Ekzekutiv javën e ardhshme duke i dhënë fund shtytjes qesharake të Bidenit për pipa letre, të cilat nuk funksionojnë. KTHIM TE PLASTIKA”, shkruan Trump.


Video