Dy lëkundje të forta tërmeti brenda dy minutash në Siçili dhe Santorini

7 February 2025, 16:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy lëkundje të forta tërmeti brenda dy minutash në
Foto ilustruese

Aktiviteti sizmik duket se është rritur në të gjithë rajonin, teksa prej gati një jave tashmë mijëra lëkundje sizmike janë regjistruar në ishullin e Santorinit në Greqi.

Vetëm pak minuta pas një tërmeti 4.8 ballë në Santorini, i regjistruar pak çaste më parë, një tërmet i magnitudës po 4.8 ballë është regjistruar në Siçili të Italisë.

Dy lëkundje të forta tërmeti brenda dy minutash në
Termet në Siçili dhe Santorini

Dy tërmetet kanë pasur vetëm 2 minuta diferencë nga njëri-tjetri, dhe ndoshta nuk kanë lidhje, megjithatë rajoni i Ballkanit, Italia e deri në Turqi janë ndër zonat më të rrezikuara nga tërmetet.

Dy lëkundje të forta tërmeti brenda dy minutash në
Harta e tërmeteve në 24 orët e fundit

Në ishullin e Santorinit në Greqi, shkencëtarët raportojnë për rritjen e aktivitetit të vullkanit nënujor Kolombo, megjithëse sizmiologët nuk e shohin atë si shkak të tërmeteve, që deri tani i kanë kaluar 6 mijë.



Video