Tronditëse / Siriani sulmon me thikë dhe vret një 14-vjeçar, plagos edhe 4 të tjerë! I qeshur gjatë arrestimit

15 Shkurt 2025, 21:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Siriani, autor i dyshuar i sulmit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Villach në jug të Austrisë, ku një 23-vjeçar ka sulmuar me thikë pesë persona, duke lënë të vdekur njërin prej tyre, një djalë 14-vjeçar.

Sipas policisë, sulmuesi është një shtetas sirian me leje qëndrimi të rregullt në Austri dhe tashmë është arrestuar.

Një 42-vjeçar që po kalonte me makinë në momentin e sulmit ndërhyri dhe ndihmoi në parandalimin e një tragjedie edhe më të madhe, sipas zëdhënësit të policisë, Rainer Dionisio.

Autoritetet po hetojnë nëse i dyshuari ka vepruar i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtorë, ndërsa qyteti i Villach mbetet i tronditur nga kjo ngjarje tragjike.

Ky sulm vjen pas një tjetër incidenti tragjik që ndodhi të enjten në Gjermani, ku policia konfirmoi së fundmi se një vajzë dyvjeçare dhe nëna e saj humbën jetën pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në Mynih.

Video