Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një tërmet i fortë, me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter, është regjistruar pasditen e së shtunës në malin Athos të Greqisë.
Epiqendra e tërmetit ishte 8 kilometra në veriperëndim të Karyes dhe thellësia fokale vlerësohet në 5 kilometra, sipas të dhënave paraprake të Institutit Gjeodinamik.
Lëkundjet ishin shumë të forta, ku banorët raportojnë se e kanë ndjerë në Selanik, por edhe në Bullgari dhe Turqi.
Paraprakisht nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar.