Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesnate në qytetin e Prizrenit, ku një 44 vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë vajzën e tij 21 vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shtëpisë, ku 44 vjeçari A.Sh. nën efektin e alkoolit goditi disa herë me thikë nga pas vajzën e tij E.Sh.
Policia ka shkuar në vendngjarja dhe ka arrestuar autorin teksa po hetohen shkaqet që çuan në këtë krim të rëndë.
“Më datën 14/06/2024 rreth orës 00:10 është raportuar se në Prizren, një i dyshuar (A.Sh 44 vjeç) pas një mosmarrëveshje nën ndikim te alkoolit e sulmon viktimën (E.Sh. 21 vjeç)– vajzën e tij duke e goditur me një mjet të mprehtë- thikë në regjionin e shpinës, viktima ka pësuar lëndime trupore sipas raportit mjekësor”, theksoi ai.