Arrestohet serbi në veri të Kosovës, i gjenden armë e municione në banesë

13 June 2024, 17:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet serbi në veri të Kosovës, i gjenden armë e
Serbi i arrestuar dhe municionet e sekuestruara

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sot është zhvilluar një aksion në Uglarë të Zubin Potokut, ku edhe janë konfiskuar disa armë.

Sveçla ka thënë se personi që është gjetur me armët është arrestuar dhe se tashmë prokuroria ka nisur hetimet.

Sipas ministrit Sveçla, “s’do të ketë asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit dhe qytetarëve të Kosovës”.

“Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë.Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut.

Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori. Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cenojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë. Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.


Video