Një stuhi shumë e fortë goditi Palma de Mallorca mbrëmjen e së martës më 11 qershor duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Situata më kritike është raportuar në aeroportin e ishujve të mëdhenj Balearik ku moti i keq ka sjellë përmbytje të pistave dhe disa zonave të aeroportit.
Disa fluturime u anuluan dhe u devijuan në Ibiza apo Barcelona (ose u pezulluan dhe u riplanifikuan) ndërsa pati një sërë vonesash si për mbërritjet ashtu edhe për nisjet.
Në videot që qarkullojnë në Tëitter, operatorët e aeroportit shihen duke hasur vështirësi të mëdha, me ujin deri në gjunjë në ‘pishinat’ e krijuara pas shiut të rrëmbyeshëm.
Dëme u shkaktuan edhe në ndërtesat e terminalit. Stuhia ka prekur edhe zonat Duty Free, si dhe parkingjet e punonjësve.
News ! Palma de Mallorca Son Sant Joan (PMI), Mallorca, has been flooded.
— FL360aero (@fl360aero) June 11, 2024
The extreme weather has brought the operations to a halt, with multiple flights cancelled, delayed or re-routed.
????MrR @MrRTSZ , El Perímetro @elperimetrotv #airport #disaster #flood pic.twitter.com/fWikNL2VLh
+++ Aktuell +++
— BlaulichtRheinlandNRW (@nrw_blaulicht) June 11, 2024
????Palma de Mallorca
Gewitter mit Sturzfluten haben den Flughafen von Palma überflutet.@Kachelmannwettr @sturmwetter1703 #Wetter #Unwetter #Mallorca pic.twitter.com/723FqMxT4w