Kërcet grushti në parlamentin italian, deputeti shembet në tokë nga goditja (VIDEO)

12 June 2024, 20:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërcet grushti në parlamentin italian, deputeti shembet në
Sherri në parlamentin italian

Deputetët italianë janë përfshirë në konflikt fizik ditën e sotme gjatë seancës parlamentare.

Teksa ishte duke u diskutuar një projektligj, deputeti i partisë Lëvizja 5 Yjet,  Leonardo Donno, kishte marrë një flamur për t'ja vendosur ministrit, por gjatë rrugës është goditur me grusht nga disa deputetë Lega Nord dhe është rrëzuar në tokë.

Ai nuk është ndjerë mirë dhe është nxjerrë jashtë parlamentit me karrocë.

Në përleshje është goditur edhe një asistent parlamentar që ka ndërhyrë për të qetësuar deputetët.


Video