Tre kuzhinierë të një organizate bamirësie dhe një shofer lokal kanë mbetur të vdekur nga një sulm i forcave izraelite në Gaza.
Makina e bardhë kishte në pjesën e sipërme të saj logon “World Kithen” (Kuzhina e Botës), megjithatë për dështim të identifikimit apo ndonjë arsye tjetër, ajo është qëlluar duke i vrarë të gjithë punonjësit vullnetarë që ndodheshin brenda.
Akti i rëndë ka tronditur jo vetëm stafin e organizatës “World Kitchen” që gatuan ushqim për civilët në nevojë në Gaza por edhe zona të tjera që ndodhen në krizë humanitare, por të gjithë komunitetin ndërkombëtar.
Një kuzhinier britanik, një australiane si dhe një polak kanë humbur jetën, së bashku me shoferin nga Gaza.
Vetëm një ditë më parë ata ishin filmuar të qeshur, duke gatuar qindra pjata me ushqim për civilët në nevojë në Gaza.
Izraeli ka pranuar sulmin, por ka thënë se ishte ngatërresë e shënjestrës.